TAKIM ME ANËTARËSINË QARKU KUKËS
Me date 2 Gusht 2024, Urdhri I Punonjësve Socialë zhvilloi takimin e radhës me anëtarësinë, Qarku Kukës, i cili u zhvillua në platformën Zoom. Gjatë takimit, u diskutuan në detaje këto çështje të rëndësishme:
Me date 2 Gusht 2024, Urdhri I Punonjësve Socialë zhvilloi takimin e radhës me anëtarësinë, Qarku Kukës, i cili u zhvillua në platformën Zoom. Gjatë takimit, u diskutuan në detaje këto çështje të rëndësishme:
Urdhri i Punonjësve Socialë zhvilloi ditën e djeshme një takim të rëndësishëm me punonjësit socialë të qarkut të Korçës, duke trajtuar problematikat aktuale dhe prioritetet e anëtarëvej. Ky takim u mbajt në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, Bashkia Pogradec!
Gjatë takimit punonjësit socialë ndanë përvojat e tyre mbi vështirësitë me të cilat përballen në ushtrimin e profesionit, përfshirë mungesën e burimeve financiare dhe materiale si dhe vështirësitë në bashkëpunimin ndërinstitucional.
Sot, Urdhri i Punonjësve Socialë zhvilloi një takim me anëtarësinë në Elbasan për të diskutuar në lidhje me problematikat e anëtarësisë, edukimin në vazhdim dhe praktikën profesionale. Gjatë këtij takimi, punonjësit socialë ngritën disa çështje të rëndësishme ku puna e Urdhrit duhet të fokusohet jo vetëm në lidhje me marrëdhënien që anëtarët kanë me Urdhrin, por edhe në aspektet e rregullimit të profesionit me protokolle të veçanta të ndara sipas sektorëve ku punonjësit socialë janë të punësuar.
Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Punojësve Socialë në mbledhjen e zhvilluar me datë 7 Maj 2024 ka marrë vendim që kriteret, standardet dhe procedurat për edukimin në vazhdim dhe rilicencimin e punonjësve socialë do jenë bazuar në VKM Nr. 624, datë 29.7.2020 për kriteret dhe procedurën e programit të certifikimit të profesionistëve të shërbimeve të kujdesit shoqëror.
Urdhri i Punonjësve Socialë në Shqipëri njofton të gjithë anëtarët të cilët janë të detyruar ti nënshtrohen praktikës profesionale me qëllim pajisjen me license, se ka filluar procedura e regjistrimit për praktikën profesionale të supervizuar. Të gjithë anëtarët të cilët do paraqiten për regjistrim duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:
Në kuadër të Ditës Botërore të Punës Sociale, sot Urdhri i Punonjësve Socialë në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe me mbështetjen e UNICEF Shqipëri, përmes programit “Askush të mos mbetet pas”, financuar nga Agjencia Zviceriane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian, nëpërmjet EU4SI, organizuan Forumin e Parë Kombëtar të Punonjësve Socialë: “FUQIZOJMË PUNONJËSIT SOCIALË”!
Në kuadër të muajit të punës sociale, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Urdhrin e Punonjësve Sociale dhe Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Tiranë, organizuan sot një aktivitet për të nderuar dhe vlerësuar rolin e punonjësit social.
“Puna sociale është profesion fisnik, fisnike është edhe puna e cdo punonjësi socialë në cdo cep të vendit tonë”.
Ne nuk jemi vetëm disa njërez të mirë, me vlera të larta humane, zemër të madhe por jemi profesionistë të mirëedukuar që në bankat e fakulteteve.
Urdhri i Punonjësve Socialë në Shqipëri njofton të gjithë anëtarët se ka filluar kryerja e pagesës së tarifes vjetore për vitin 2024. Pagesat për tarifën e kuotizacionit vjetor mund kryhen në çdo filial të Intesa SanPaolo Bank, IBAN: AL93208110080000021274030701, me përshkrimin: Pagesë për tarifën e anëtarësimit për vitin 2024 në Urdhrin e Punonjësve Socialë.
Thirrje për supervizor të praktikës profesionale
Duke qënë se Urdhri i Punonjësve Socialë po punon për fillimin e procedurave të regjistrimit për Praktikën Profesionale të Supervizuar, kërkon që të gjithë Punonjësit Socialë që plotësojnë kriteret e mëposhtme, të shprehin interesin e tyre duke dërguar një email me Subjekt “Shprehje interesi për Supervizor” tek ups.shqiperi@yahoo.com .
Kjo faqe në internet është prodhuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e faqes në internet është përgjegjësia e vetme e Urdhri i Punonjësve Socialë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret për të pasqyruar pikëpamjet e Bashkimit Evropian.